Banka Qendrore Evropiane: Koronavirusi rrit pasigurinë për rritjen ekonomike

“Kërcënimi i “luftës tregtare” SHBA-Kinë duket se po zbutet”

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (ECB) Kristin Lagard tha sot se përhapja e koronavirusit të ri kinez po sjellë një “dozë të re të pasigurisë” në rritjen ekonomike.

Ndërsa kërcënimi i “luftës tregtare” SHBA-Kinë duket se po zbutet, “koronavirusi po shton një dozë të re të pasigurisë”, tha ajo në një konferencë në Paris.

Deklarata shënon një ndryshim nga toni mjaft optimist i këndvështrimit ekonomik të eurozonës, i bërë nga francezja në janar pas takimit të fundit të politikës monetare të BQE-së.

Sidoqoftë, ish-drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) është përpjekur të argumentojë ndryshe, duke argumentuar se BQE dëshiron të mbajë të ulëta normat e interesit dhe të vazhdojë të blejë asete në treg, i cili është një “stabilizues automatik efektiv” për të mbështetur eurozonën.

Presidenti i Rezervës Federale të SHBA Jerome Powell tha në të njëjtin takim se ai kishte “monitoruar nga afër” epideminë e lidhur me virusin e ri për një javë.

Deri më tani, rreth 500 njerëz kanë vdekur nga sëmundja dhe më shumë se 24,000 janë infektuar në Kinë dhe 20 vende të tjera.

“Padyshim që do të ketë të paktën efekte afatshkurtra në prodhim në Kinë”, tha Powell, i cili pret që koronavirusi të ndikojë edhe në ekonomitë e vendeve të tjera.

Back to top button