Bankat me bilanc pozitiv fitimi

Fitimi i bankava është më i lartë duke e krahasuar me periudhen e vitit të kaluar

Banka e Shqipërisë, bëri të ditur se sistemi bankar zgjeroi fitimet edhe gjatë muajit shkurt me një bilanc pozitiv në vlerën e 2.57 miliardë lekëve. Sipas BSH-së fitimi i bankave është më i lartë krahasuar edhe me dymujorin e parë të vitit të kaluar, në masën 18% më shumë.

Viti 2017 ka nisur pozitivisht, edhe falë një stabilizimi të nivelit të kredive me probleme.

Sipas Bankës së Shqipërisë, raporti i kredive me probleme në fund të shkurtit ishte 18%, më i ulëti që nga korriku i vitit 2011. Pas uljes në fund të vitit 2016, sidomos falë pastrimit të bilanceve nga kreditë e humbura, shkalla e kredive me probleme ka rezultuar e qëndrueshme në dy muajt e parë të këtij viti.

Megjithatë, për një ulje më domethënëse të nivelit të kredive me probleme do të jetë përcaktuese një rritje sasiore e portofolit të kredisë.

Back to top button