Bankat janë të mirëkapitalizuara

Sistemi bankar shqiptar është i mirëkapitalizuar dhe likuid për t’ju përgjigjur kërkesave në rritje të tregut për kreditim

Banka e Shqipërisë bën të ditur se bankat në vend kanë rritur nivelin e kapitalizimit edhe gjatë tremujorit të tretë të këtij viti.

Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesi më i rëndësishëm rregullator, ai i mjaftueshmërisë së kapitalit, në fund të shtatorit të këtij viti, rezultoi 16.4% nga 16.3% që ishte në qershor dhe 15.7%, që ishte në fund të vitit të kaluar.

Mjaftueshmëria e kapitalit mbetet mjaft e lartë, duke pasur parasysh se niveli i kërkuar nga Banka e Shqipërisë është 12%.

Në sistemin bankar shqiptar operojnë 16 banka tregtare një pjesë e konsiderueshme e të cilave janë me kapital të huaj.

Back to top button