Bankers dhuron 1 milion dollar për rindërtimin e banesave në Shqipëri

“Kemi parë bashkëqytetarë të tronditur dhe të pastrehe”

Bankers Petroleum Albania, ka dhuruar 1 milion USD për rindërtimin e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Përmes një deklarate, Bankers thekson se këto ditë kanë qenë të vështira dhe traumatike për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Kujtojmë që Bankers u solidarizua me banorët e prekur edhe më herët, teksa shpërndau ndihma dhe nisi mbledhjen e donacioneve.

“Kemi parë bashkëqytetarë të tronditur dhe të pastrehe, duke kërkuar të dashurit e tyre, duke vajtuar të vdekurit dhe duke kërkuar kuptim në një tragjedi që duket kaq e verbër dhe e rastësishme. Por në këto ditë pikëllimi dhe zemërimi kemi pare shume akte kurajoje dhe mirësie. Ne në Bankers e kemi parë gjithmonë veten si pjesë e këtij vendi. Ne shprehim hidhërimin dhe ngushëllimet tona te thella për viktimat dhe dëmin e rëndë të shkaktuar nga tërmeti. Me siguri, këto sprova na kujtojnë se ne shpesh jemi më të fortë se sa mendojmë- me ndihmën dhe mbështetjen e njëri-tjetrit. Prandaj, për të ndihmuar në rindërtimin pas tërmetit, Bankers ka vendosur t’i dhurojë qeverise shqiptare 1 milion dollarë për rindërtimin pas tërmetit”, thuhet në deklaratën e plotë./oranews

Back to top button