Bankomatet, xhamia dhe objektet e vjetra cak i hajdutëve

4 raste të vjedhjes për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në Kosovë janë regjistruar 4 raste të vjedhjes dhe është arrestuar një i dyshuar që kishte vjedhur ditë më parë.

Rasti i parë i vjedhjes ka ndodhur në fshatin Kijevë në Malishevë, rreth orës 02:40. Një person ka raportuar se dy persona të panjohur dhe të maskuar kanë tentuar që të kryejnë vjedhje në një bankomat të një banke, por pasi janë vërejtur nga ankuesi janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Një tjetër tentim për vjedhje ka ndodhur në kryeqytet.

Raportohet se katër të dyshuar të panjohur kanë tentuar që me forcë të grabisin bankomatin e një bankë në rrugën “Bajram Bahtiri”,  rreth orës 04:20.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore.

Ndërsa në Prizren disa persona të panjohur  kanë hyrë në xhamisë duke hapur dritaren me forcë, mirëpo sipas imamit të xhamisë nuk ishte vjedhur asgjë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, ku lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur në rrugën “Haki Taha”, rreth orës 06:48.

Në Vushtrri tre të dyshuar kanë vjedhur hekurishteve të vjetra nga objekti i vjetër i gjykatës. Policia ka arritur të arrestojë të dyshuari, të cilët janë liruar me procedurë të rregullt pas intervistimit, me urdhër të prokurorit.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Gëzim Rama”, rreth orës 11:50.

Dje Policia ka arrestuar të dyshuarin rom, i cili kishte kryer një vjedhje më datë 18.01.2020 rreth orës 20:00, në rrugën “Berati” në Fushë Kosovë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./21Media

Back to top button