Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë është ndërrimi i gypit

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë është ndërrimi i gypit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e lagjes “Dardania” në Prishtinë se duke filluar nga sot e deri të shtunën do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, çdo ditë nga ora 09:00 deri në orën 17:00 ( gjithsej 4 ditë).

“Arsyeja e ndërprerjes së sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm është ndërrimi i gypit të ujit me diametër DN= 80 mm me një gjatësi prej 130 metra në rrugën ‘Robert Dol’ në Prishtinë. Gypi aktual i ujësjellësit është i vjetër mbi 50 vjet dhe po zëvendësohet me gyp të ri.“, bëhet e ditur në njoftim./21Media