Panorët shprehen të pakënaqësitë

Panorët shprehen të pakënaqësitë

Ka kohë që në lagjen Kalabria në Prishtinë kanë filluar punimet në rregullimin e kolektorit të ujërave të zeza. Këto punime shumë të ngadalshme kanë vështirësuar jo vetëm qarkullimin me automjete, por edhe zhvillimin e bizneseve të banorëve të kësaj lagjeje.

Pakënaqësinë e tyre, banorët e shprehin haptas duke thënë që ky kanal i hapur po u pengon në udhëtim, po shkakton shumë pluhur dhe po ndikon keq në shendetin e tyre. Njëri nga banorët shprehet “Shumë po na pengon, ndjehemi shumë të rrezikuar”.

Punimet e rralla që bëhen në këtë kanal janë shqetësuese, ndërsa premtimet për rregullimin e tij nuk janë të pakta.

Lidhur me këtë çeshtje, komuna e Prishtinës është shprehur se po bën të pamundurën për të zgjidhur situaten.

Nga zyra e komunës për Marrëdhënie me Publikun kemi marrë përgjigjen se: “Puna që po bëhet është aktive. Megjithatë nuk është një gjë që mund të zgjidhet dhe përfundojë brenda ditës”.

Por banorët e lagjes e thonë të kundërtën. “Kanë nisur punimet më shumë se dy vite dhe askund nuk shihen duke punuar. Për të na e vështirësuar edhe më shumë situatën, tani e kanë prishur edhe rrugën për të ndërtuar kolektorin, mirëpo siç po e shihni edhe vet, tani as kolektori e as rruga. Mezi po kalojmë, jemi në hall nga kundërmimi dhe pluhuri e balta kur bije shi”, tha një banor tjetër i lagjes./kallxo