Ministri Shala dëgjoi shqetësimet e banorëve

Ministri Shala dëgjoi shqetësimet e banorëve

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala me bashkëpunëtorët e tij, ka pritur përfaqësuesit e banorëve të lagjes “Mati 1” të Prishtinës, ku kanë diskutuar për ndërtimet në këtë lagje, të cilat sipas banorëve janë ndërtime në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Sipas një komunikate të Ministrisë, Shala, i dëgjoi shqetësimet e përfaqësueseve të banorëve dhe premtoi që do të ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm që lejon legjislacioni në fuqi rreth kësaj çështje.

Ai i njoftoi ata rreth kompetencave të MMPH, dhe ritheksoi qëndrimin, se kërkesat e banorëve do të shqyrtohen me prioritet.

Shala premtoi se do të jetë i hapur për diskutim edhe në të ardhmen nëse një gjë e tillë konsiderohet e nevojshme./21Media