Qe 6 ditë në makinë

Qe 6 ditë në makinë

Banorët e ndërtesave të dëmtuara në Mamurras kanë shndërruar makinat në shtëpi, pas tërmetit të 26 nëntorit. Ata thonë se kanë frikë të futen në shtëpi pa u certifikuar nga ekspertët nëse përbëjnë rrezik.

Makinat janë bërë strehë prej ditësh e banorëve të 5 ndërtesave në qytetin e Mamurrasit të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kam fut edhe komshinjtë në makinën time, i kam strehuar. Kam ngritur dhe një çadër këtu sepse askush nuk po vjen me vu dorë. I bëj thirrje Edi Ramës, të lutem shumë vë dorë në këtë popull“, tha një banorë.

Banorët thonë se i kalojnë netët aty pasi askush deri tani nuk u ka shkuar për tu thënë nëse mund të qëndrojnë brenda banesave.

Edhe para tërmetit banorët thonë se kanë pasur jetë të vështirë, ndaj tashmë kërkojnë ndihmë për të kapërcyer këtë sfidë të re.

Ndërtesat e dëmtuara në Mamurras janë ndërtuar kryesisht para viteve ’90 dhe siç tregojnë pamjet kanë pësuar dëmtime të dukshme, por për rrezikshmërinë e tyre pritet fjala e ekspertëve.