Kërkesa e tyre është respektimi i vendimit për punësim të një anëtari të familjeve që janë zhvendosur

Kërkesa e tyre është respektimi i vendimit për punësim të një anëtari të familjeve që janë zhvendosur

Banorët e Obiliqit po protestojnë para hyrjes kryesore të drejtorisë së termocentralit Kosova A.

Kërkesa e tyre e vetme është respektimi vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj për punësim të një anëtar të familjeve që janë zhvendosur.

Protestuesit e kanë bllokuar rrugën dhe për këtë kanë ardhur edhe njësiti i policisë së Kosovës dhe njësia speciale të cilët po kërkon që njëra pjesë e rrugës të lirohet por që protestuesit nuk po pajtohen që ta lirojnë qarkullimin e automjeteve, kurse rruga është bllokuar.

Saim Krasniqi udhëheqës i këshillit protestues tha për kp se ata kanë dal të protestojnë pasi që nuk po zbatohet ligji për Obiliqin, dhe nuk po zbatohet vendimi i Qeverisë së Kosovës. Ai ka kërkuar nga KEK që të zbatojë vendimin për dhënies e përparësisë banorvë të Obiliqit për punësim.

Fanol Shala ka kërkuar që dikush të dal nga menaxhmenti i KEK-ut dhe t’i dëgjojë kërkesat e banorëve.

Fidaim Grajçevci është njëri nga protestuesit i cili thotë se vazhdimisht ka aplikuar për punësim në KEK po që asnjëherë as nuk është ftuar.