Banorët e Ohrit nuk flenë rehat, toka dridhet, qyteti zbrazet

Pas serisë së tërmeteve në Ohër, ai prej 5.1 ballë ishte ai që shkaktoi panik tek qytetarët dhe i detyroi që të dalin jashtë

Nëpër tenda dhe makina, kështu e kaluan natën banorët e fshatit Kosel të Ohrit. Edhe pas tërmetit të fuqishëm që ndodhi mbrëmë, toka në këtë rajon assesi të pushojë. Më shumë se 20 tërmete janë regjistruar në 24 orët e fundit, kurse më i fuqishmi pas atij të mbrëmshmit, ka qenë 3.4 ballë.

“Ne jetojmë në banesë, këtu erdhëm në shtëpi te disa miq, por përsëri nuk flemë në shtëpi. Këtu në oborrin tjetër kemi automjetin tërheqës për kampin, dje natën u dridh. Mbrëmë ishte tmerr i vërtetë, të gjithë dolëm nga banesat dhe nuk shkova përsëri, nuk do të shkoj në banesë deri sa të qetësohet”, tha Olivera Kostova.

Frika më e madhe e banorëve është vullkani në fshatin Kosel. Ai edhe pse konsiderohet si vullkan jo aktiv, pas tërmeteve të fundit, banorët druajnë se mund të aktivizohet.

“Jemi në Kosil të Ohrit, ky vend njihet si vendi i vullkanit, banorët thonë se kanë parë disa kafshë të ngordhura në këtë vend për shkak të erës së sulfurit që mbizotëron.”

Tërmetit nuk i bëri ballë as shkolla e fshatit.

“Në këtë shkollë nuk mund të mësojnë fëmijët. Fshati është në panik, ka shumë shtëpi të dëmtuara mund ta shihni edhe ju vetë. Banorët disa ditë kanë dalë në rrugë, nuk flenë natën në shtëpitë e tyre, flenë nëpër tenda dhe vetura”, tha Lube Dimoski.

Por tërmetet kanë frikësuara edhe turistët.

“Tani gjendemi në qytetin e Ohrit por banoret dhe personat që kanë kontakt me turistët thonë se ata nga dridhjet e shpeshta kanë filluar edhe të largohen.”

Stefani si vend më të sigurte për të kaluar natën e ka anijen e vet. Ai thotë që nga frika prej tërmeteve, kanë filluar të ikin edhe turistët.

“Kur mbrëmë ndodhi tërmeti, unë isha tek motra ime. Në ato momente të gjithë dolën jashtë. Unë madje vendosa të mos flejë brenda në shtëpi dhe erdha të flejë këtu në anije. Pashë se edhe turistët u ndjenë të frikësuar”, tha Stefan Çekaxhi.

Sizmologët kanë bërë apel deri tek banorët e qytetit të Ohrit se do të ketë edhe disa dridhje të tokës deri sa të stabilizohet, por kjo nuk do të thotë se duhet të ketë panik tek qytetarët sepse këto janë dridhje të lehta që janë normale dhe vijnë si pasojë e tërmeteve më të fuqishme./21Media

Back to top button