Nga ora 08:00 – 16:00 banorët do të mbesin pa ujë

Nga ora 08:00 – 16:00 banorët do të mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ” sh.a. ka njoftuar konsumatorët e rrugës “Fehmi Agani” në Prishtinë se, gjatë ditës së nesërme, 8 qershor 2018 e premte, duke filluar nga ora 08 – 16 , gjithsej 8 orë, do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë , janë punimet teknike në sistemin e ujësjellësit dhe kanalizimit nga ana e Komunës së Prishtinës, gjegjësisht realizimi i kyçjes së tubit të ri dhe largimi i të vjetrit, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit.

Këto punime teknike po realizohen, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimit./21Media