“Kërkojmë mbështetje ligjore nga shteti ynë"

“Kërkojmë mbështetje ligjore nga shteti ynë”

Me pankartat “Ku të kërkojmë drejtësinë tonë”, “Këto toka kanë pronar ”, “Ne nuk jemi ozurpator, ne jemi pronar shekullor”, banorët e qytetit të Shtimes sot kanë protestuar kundër AKP-së për privatizimin e disa tokave që këta po pretendojnë se janë tyret.

Organizatori i kësaj proteste Agim Beqa tha se nga shteti kërkon drejtësi, dhe të mbrohen të drejtat e tyre themelore si qytetar të Kosovës. “Kërkojmë mbështetje ligjore nga shteti ynë e sidomos nga dhoma e veçantë e gjykatës supreme”, u shpreh Beqa.

Sipas Agim Beqes shteti i ka marrë këto prona në vitin 1982 për të ndërtuar një fabrikë të tubave mirëpo ajo fabrikë nuk është ndërtuar në atë vend por në një vend tjetër.Ndërsa sipas Hamid Smajlit toka e cila ka qenë dhe është e tij, në kadastër në komunën e Ferizajit është në emër të fabrikës së gypave.“Nuk e di për ngjarjet e viteve 80’ por kjo tokë qe 30 vite është e jona, unë e kam blerë nga kushërinjtë e mi dhe që nga atëherë punoj në të”, tha Smajli.

Protesta e cila u mbajt sot para hotel Grand-it është vazhdimësi i protestës e cila u mbajt para pak ditësh në qytetin e Shtimes./kallxo