Banorët në forma vetanake nisin punën, komuna premton ndërtimin e rrugës sivjet

Banorët pesimistë, komuna zotohet se do t’í mbajë premtimet!

Me traktor e mjete të tjera të punës, banorët e fshatit Metergoc po mundohen ta zgjedhin hallin e rrugës së paasfaltuar. Të zhgënjyer që nuk po gjejnë zgjidhje, thonë se i janë drejtuar komunës qindra herë me shkrim e në forma të tjera. E tani kur janë pesimistë, komuna në fakt premton se problemi i tyre me rrugën do të zgjidhet këtë vit.

Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Podujevë, Hamdi Jaha për 21Media tha se rruga në fshatin Metergoc prej 4 kilometrash do të rregullohet sivjet. Jaha shfajëson komunën dhe mohon se banorët kanë marrë premtime vit për vit për ndërtimin e rrugës.

Data e saktë e fillimit të projektit sipas tij do të dihet me miratimin e buxhetit për këtë vit, por thotë se rreth 170 mijë është buxheti i ndarë për rregullimin e kësaj rruge.

Lexuesit e 21Media kanë dërguar pamje në redaksi nga puna e banorëve të fshatit Metergoc./21Media

Back to top button