Në emisionin Bon Bon në RTV 21, i ftuar për intervistë ishte profesori dhe njohësi i çështjeve politike Mazllum Baraliu

Në emisionin Bon Bon në RTV 21, i ftuar për intervistë ishte profesori dhe njohësi i çështjeve politike Mazllum Baraliu

Një çështje që nuk është prekur shpesh, është edhe mos votimi i gazetarëve të cilët raportojnë nga qytete të ndryshme që në shumicën e rasteve nuk është qyteti i tyre, dhe kjo nuk u lejon mundësi që të votojnë.

Baraliu deklaroi se kjo ende nuk është rregulluar nga KQZ-ja, mirëpo do të duhej të rregullohej pasi që është aq e thjeshte që gazetarëve si dhe disa personave tjerë të kategorive të veçanta që janë në detyrë gjatë ditës së zgjedhjeve t’u mundësohet që të votohet disa ditë para zgjedhjeve, shkruan rtv21.tv.

Sipas Baraliut do të ishte mirë që asociacioni i gazetarëve të bënte kërkesë direkte KQZ-së që të zgjidhet kjo çështje, dhe kështu KQZ do të mund ta miratonte këtë kërkesë.

Jo mundësimi i ushtrimit të të drejtës qytetare është një mohim i një të drejte elementare deklaron Baraliu, e kjo do të mund të ndërpritej qysh në këto zgjedhje./21Media