"Unë kam qenë, do të jem derisa të mbyll sytë fansja zjarrtë e Ergit"

“Unë kam qenë, do të jem derisa të mbyll sytë fansja zjarrtë e Ergit”

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Barbana Dini i është rikthyer skenës pas një shkëputje të gjatë pas vdekjes së vëllait të saj, po ashtu këngëtar Ergi Dini.

E ftuar në emisionin e pasdites “Rudina”, Barbana tregoi se për të ky ishte vendimi më i vështirë që ka marrë në jetë.

“Fatkeqësisht njeriu pavarësisht dhimbjes dhe çdo gjëje që ndjen është e nevojshme që të gjejë forcën që të ecë përpara dhe ta bëjë dhimbjen pjesë të trupit të tij, por jo duke u bërë pre e asaj dhe robi i dhimbjes” tha këngëtarja.

E pyetur se a ka qenë Ergi një ndër arsyet pse ajo ka vendosur që të rikthehet në skenë, për të vazhduar rrugën e tij, Barbana tha se sigurisht se ka qenë.

“Unë kam qenë, do të jem derisa të mbyll sytë fansja zjarrtë e Ergit,  e asaj që ai kishte për brenda, e asaj që ai do bënte dhe e asaj që bëri” tha Barbana.

Kujtojmë se Ergi Dini humbi jetën vitin e kaluar në një aksidenti rrugor me motor./21Media