Barcelona gjendet në vendin e parë

Barcelona gjendet në vendin e parë

Sot është zhvilluar ndeshja e xhiros së shtatë, në kuadër të Ligës së Kampionëve në Hendboll, ndërmjet Aalborg dhe Barcelonës.

Klubi spanjoll e ka arritur fitoren e pestë radhazi, pasi mposhti Aalborg, me rezultat 34:30.

Golashënuesi më i mirë për Barcelonën ishte Aleix Gomez Abello me 9 gola. Ndërsa te klubi nga Danimarka golashënuesi më i mire ishte Magnus Saugstrup Jensen me 6 gola.

Pas kësaj fitoreje Barça gjendet në vendin e parë në grupin A, me vetëm një humbje dhe gjashtë fitore. Ndërsa, Aalborg gjendet në vendin e katërt./21Media