Barca mposht Kielcen me pesë gola epërsi

Barca mposht Kielcen me pesë gola epërsi

Barca Lassa ka mposhtur Vive Kielce, me rezultat përfundimtar, 40:35.

Barca ishte në epërsi edhe për gjatë pjesës së parë, me rezultat, 20:16, përcjell rtv21.tv

Kjo ndeshje u zhvillua për vend të tretë në Ligën e Kampionëve për hendboll, e cila u transmetua drejtpërsëdrejti në RTV21.

Ndërsa, me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet finalja e madhe në mes të Vardarit të Maqedonisë së Veriut dhe Telekom Veszpremi të Hungarisë. Edhe kjo ndeshje do të transmetohet drejtpërsëdrejti në RTV 21./21Media