Alba 29 vjeçar, është pjesë e Barcelonës që nga viti 2012

Alba 29 vjeçar, është pjesë e Barcelonës që nga viti 2012

Mbrojtësi Jordi Alba do të nënshkruajë kontratë të re pesë vjeçare me Barcelonën.

“Mundo Deportivo” raporton se reprezentuesi spanjoll do të jetë pjesë e kampionëve të La Ligas edhe për pesë sezone.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dhe agjenti i Alba ka nisur bisedimet për zgjatjen e kontratës dhe duket se tashmë kanë rënë dakord për vazhdimin e saj edhe për pesë sezone.

Alba 29 vjeçar, është pjesë e Barcelonës që nga viti 2012 dhe në 184 paraqitje ka shënuar shtatë gola.