Braziliani vlerësohet 145 milionë stërlina

Braziliani vlerësohet 145 milionë stërlina

Sadio Mane verën e ardhshme mund të jetë goditja e madhe e Barcelonës në merkato. Sikurse raporton britanikja “Mirror”, klubi katalan e ka gjetur edhe formulën për të mbërritur te sulmuesi senegalez, autor i golit të fitores 3-2 në sfidën e së hënës në mbrëmje mes Liverpoolit dhe West Hamit.

Drejtuesit “blaugrana” do ta përfshijnë Manenë në bisedimet për kthimin e Philippe Coutinhos në “Anflield Road”.

Braziliani vlerësohet 145 milionë stërlina (shumë për të cilën kampionët në fuqi të Spanjës arritën marrëveshjen për ta blerë nga Liverpooli) dhe nëse përveç kartonit të tij do të shtojnë edhe 89 milionë stërlina, atëherë do të plotësohej shifra 225 milionë stërlina, që është edhe klauzola e largimit në kontratën e Manesë.

Vlera aktuale e sulmuesit të përfaqësueses së Senegalit, sipas Transfermarkt është 135 stërlina, por kryesuesit e Premier League-s as që kanë ndërmend të shesin.