Barcelona dhe Ajax në gjysmëfinale

Barcelona dhe Ajax në gjysmëfinale

Juventusi është treguar i pafuqishëm që të ndal Ajaxin, në ndeshjen e sotme të zhvilluar në çerekfinale të Ligës së Kamionëve.

Ndeshja ishte kthyese dhe “bardhë e zitë” janë mposhtur në Juventus arena me rezultat 2-1 dhe rezultat të përgjithshëm 3-2.

Golin e parë të takimit e ka shënuar Cristiano Ronaldo në minutën e 28-të, kurse golin e barazimit e ka shënuar Donny van de Beek në minutën e 34-të, ndërsa për epërsinë e mysafirëve shënoi De Ligt në minutën e 67-të, me të cilin rezultat përfundoi takimi.

Takimi i parë ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Në ndeshjen tjetër, Barcelona ka shënuar fitore të lehtë ndaj Manchester Unitedit, të cilën e mposhti me rezultat 3-0 dhe rezultat të përgjithshëm (4-0).

Dy golat e para i ka shënuar Lionel Messi (16’ dhe 20’), ndërsa golin e tretë e shënoi Coutinho (61’).

Takimin e parë të çerekfinales e ka fituar Barcelona me rezultat 0-1.