Rivaldo beson që Raktic është lojtar i rëndësishëm

Rivaldo beson që Raktic është lojtar i rëndësishëm

Ish-ylli i Barcelonës, Rivaldo ishte i zhgënjyer nga reagimi i sulmuesit francez, Ousmane Dembele në ndeshjen kundër Sevillas dhe ai beson se Ivan Rakitic është ende i rëndësishëm për Barcelonën.

Dembele u pezullua me dy ndeshje pasi i tha fjalë të këqija arbitrit, gjatë lojës kundër Sevillas .Kjo gjë ka bërë që francezi të humbasë “El Clasicon”, që do të zhvillohet me 26 tetor, transmeton rtv21.tv.

Sipas legjendës nga Brazili, klubi duhet të bisedojë me francezin, pasi ai po i shfaq probleme tërë klubit.

“Barcelona duhet të flasë me të, pasi mungesa e tij shfaq probleme edhe për shokët e skuadrës”, tha Rivaldo.

Rivaldo foli edhe për pozitën e mesfushorit, Ivan Rakitic në skuadrën e Barcelonës.

“Pavarësisht se kohët e fundit po luan më pak se zakonisht , Ivan Rakitic është ende një lojtar shumë i rëndësishëm për Barçën. Ai është një lojtar i mirë dhe përvoja e tij do t’i sigurojë më shumë minuta“, përfundoi ai.

Ndeshjen e radhës Barcelona e ka kundër Eibar, me 19 tetor./21Media