Suksesi i teknikut gjerman ka bërë që shumë skuadra ta kërkojnë

Suksesi i teknikut gjerman ka bërë që shumë skuadra ta kërkojnë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp dhe qendërmbrojtësi Virgil van Dijk janë të lidhur me një kalim në La Liga.

Suksesi i teknikut gjerman ka bërë që shumë skuadra ta kërkojnë dhe ndër ato janë edhe dy gjigantët më me shumë trofe.

Barcelona po dëshiron ta heq Ernseto Valverden, ndërsa Reali nuk është i kënaqur me rikthimin e Zinedine Zidanes.

Nëse e transferojnë Kloppin, dy klubet besojnë që kjo do t’iu ndihmojë ta transferojnë holandezin Van Dijk, i cili është kandidati kryesor për Topin e Artë.

Klopp ka deklaruar se është i lumtur në “Anfield” dhe pas kontratës do të pushojë një kohë nga futbolli.