5 gola për Barcelonën

5 gola për Barcelonën

Barcelona ka arritur të shënojë fitoren e parë në këtë sezon duke e mposhtur me lehtësi Betisin, me rezultat 5-2. Në këtë ndeshje shkëlqeu Antoine Griezmann duke i shënuar dy gola dhe një asistim.

Betisi e nisi më mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 15’ me Nabil Fekirin. Por, Griezmann e barazoi rezultatin në minutën e 41’. Për rezultatin 2-1, u përkujdes francezi Griezmann në minutën e 51’.

I riu Carles Perez në minutën e 56’ shënoi për 3-1, duke ia bërë me dije mysafirëve se tri pikë do të mbesin në “Camp Nou”.

Dy golat e fundit për blaugranët i shëuan Jordi Alba dhe Vidal./kallxo.com