Klubi blaugranas nuk është në formën e duhur

Klubi blaugranas nuk është në formën e duhur

Bordi i Barcelonës është i frikësuar që sulmuesi Antoine Griezmann, mund të përfundojë si mesfushori Philippe Coutinho.

Sulmuesi francez është blerë këtë vit për 120 milionë euro nga Atletico Madrid.

Mirëpo, sipas mediave spanjolle bordi i Barcelonës frikësohet se lojtari mund të përfundojë si Coutinho, i cili është huazuar nga Bayern Munich.

Trajneri Ernesto Valverde ka gjetur vend për Griezmann në formacionin e parë, por klubi blaugranas nuk është në formën e pritur.

Gjërat më të vështira do të bëhen kur të rikthehet legjenda e Barcelonës, Lionel Messi.