A do të pranojë Alegri të marrë ekipin në mes të sezonit?

A do të pranojë Alegri të marrë ekipin në mes të sezonit?

Masimiliano Alegri, 52-vjeçari italian, ka marrë një telefonatë nga Barcelona për të pasuar Ernest Valverde, raporton Mundo Deportivo.

Alegri ka qenë pa klub që pas largimit të Juventusit këtë verë.

Barça ka të ngjarë të shkarkojë Valverde, por çështja mbetet nëse Alegri do të pranojë të marrë ekipin në mes të sezonit.

Drejtuesit e Barcelonës do të bëjnë gjithçka për ta bindur teknikun italian të vijë.

Krahas tij, ka referenca për Mauricio Poketino, Kike Setien dhe Javier Garcia Pimienta.