Barcelona interesohet për një tjetër lojtar

Barcelona interesohet për një tjetër lojtar

Barcelona i ka thënë agjentëve të mesfushorit te Liverpoolit, Philippe Coutinho se transferimi nuk është më prioritet.

Mediet spanjolle raportojnë se “Blaugranat” kanë informuar kampin e Coutinhos se kanë hequr dorë nga transferimi i brazilianit. Gjiganti spanjoll është i fokusuar për mesfushorin e PSG-së, Marco Verratti, dhe se Coutinho tashmë duket se nuk është në listën e katalonasve.

Kujtojmë se Barcelona prej kohësh është duke e kërkuar yllin brazilian, i cili edhe në edicionin e ardhshëm do të vesh fanellën e Liverpoolit.