Intersimi i Barcelonës për lojtarin e Bayer Leverkusen

Intersimi i Barcelonës për lojtarin e Bayer Leverkusen

Ekipi gjigant është duke shfaqur interesim për Kai Havertz.

Bëhet fjalë për ekipin spanjoll Barcelona i cili ka shfaqur interesim për mesfushorin e Bayer Leverkusen, Kai Havertz.

20-vjeçari u rëndit i treti në çmimin “Golden Boy” të cilin e fitoi sulmuesi i Atletico Madrid, Joao Felix.

Havertz mbetet i lidhur me një kalim te Bayern Munich, por kalimi në “Camp Nou” po shihet si destinacioni adekuat. Ndërsa kartoni i lojtarit pritet të prek shifrën prej 130 milionë euro.

Përveç Barcelonës edhe Liverpool, Chelsea, Manchester City dhe Real Madrid janë klubet e tjera që po shfaqin interesim për gjermanin./21Media