Blaugranët kanë një “Top të Artë” më shumë se madrilenët

Blaugranët kanë një “Top të Artë” më shumë se madrilenët

Barcelona u bë klubi me më së shumti “Topa të Artë” të fituar, pasi Lionl Messi fitoi mbrëmë për herë të gjashtë një trofe të tillë. Argjentinasi ka fituar sa gjysma e lojtarëve tjerë të Barcelonës, ndërsa blaugranët tanimë kanë një “Top të Artë” më shumë se madrilenët.

Barcelona njihet gjerësisht si një nga klubet më të mëdha në futbollin botëror dhe në sajë të triumfit më të fundit të Topit të Artë,të Lionel Messit, ata kanë gjithsej 12 topa të artë të fituar ndërsa Real Madrid një më pak 11.

Lojtarët e Real Madrid që kanë fituar “Topin e Artë”:

Cristiano Ronaldo: 5 (2008, 2013, 2014, 2016, 2017)

Alfredo Di Stefano: 2 (1957,1959)

Luka Modric: 1 (2018)

Fabio Cannavaro: 1 (2006)

Ronaldo Nazario: 1 (2002)

Luis Figo: 1 (2000)

Lojtarët e Barcelonës që kanë fituar “Topin e Artë”:

Lionel Messi: 6 (2009, 2010 ,2011 ,2012 ,2015, 2019)

Johan Cruyff: 2 (1973,1974)

Luis Suarez: 1 (1960)

Rivaldo: 1 (1999)

Hristo Stoichkov: 1 (1994)

Ronaldinho: 1 (2005)