Alba mund të mungojë deri në tri javë

Alba mund të mungojë deri në tri javë

Barcelona ka konfirmuar lëndimin e Jordi Albas, i cili u zëvendësua gjatë pjesës së parë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit.

Sot, mbrojtësi ka kryer disa teste mjekësore dhe është konfirmuar lëndimi i tij në këmbën e majtë.

Testet e realizuara kanë treguar që lojtari Jordi Alba, ka një dëmtim në këmbën e majtë. Lojtari tani është i padisponueshëm për veprim dhe kthimi i tij varet nga rikuperimi i tij”, thuhet në deklaratën e Barcelonës.

Edhe pse nuk është konfirmuar nga klubi katalanas, mbrojtësi pritet të mungojë dy deri në tri javë.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Dortmundit përfundoi me rezultat të barabartë, pa gola./21Media