Telashe për Enresto Valverden në prag të ndeshjes së fundit për këtë sezon

Telashe për Enresto Valverden në prag të ndeshjes së fundit për këtë sezon

Barcelona kërkon ta fitojë trofeun e dytë të stinorit pas La Ligës, ku do të ndeshet Valencian në finalen e Kupës së Mbretit.

Por problemet për ekipin katalanas janë të mëdha pasi lëndimet e disa prej lojtarëve kyç, sidomos në fazën e sulmit ia kufizojnë zgjedhjet trajnerit Valverde për këtë takim.

Pas Luis Suarez që është operuar në gju, do të mungojë edhe Ousmane Dembele që po ashtu vuan nga një lëndim, si dhe Kevin Prince Boateng që nuk do të jetë i gatshëm për këtë sfidë.

Alternativat e vetme të Valverdes mbeten, Lionel Messi, Malcom dhe Philippe Coutinho që pritet të startojnë në këtë ndeshje nga minuta e parë.

Ndeshja finale mes Barcelonës dhe Valencias luhet më 25 maj (e shtunë).