Barcelona mposht Valencian

Barcelona ka mposhtur Valencian me rezultat të thellë 4-1 në xhiron e 25-të në La Liga.
Skuadra e trajnerit Xavi Hernandez e nisi furishëm ndeshjen duke realizuar tre gola brenda pjesë së parë, ku Aubameyang shënoi dy herë në minutat 23’ dhe 38, kurse Frankie De Jong realizoi një tjetër gol në minutën e 32’.
Edhe në pjesën e dytë u zhvilluar një lojë shumë e hapur me të dy skuadrat që kërkonin rrugën e golit.
Ishte Soler ai që e ngushtoi epërsinë e mysafirëve në 3-1 në minutën e 53’, por Pedri u kujdes për ta vulosur fitoren e Barçës duke shënuar për 4-1 në minutën e 63’.
Me 42 pikë të mbledhura, Barcelona ngjitet në vendin e katërt, kurse Valencia pozicionohet në vendin e 12-të me 30 pikë.
Ndeshja u zhvillua nga ora 16:00, në Metsalla.
Vetë Valencia është në një ecuri të zymtë prej gjashtë ndeshjesh të ligës pa fitore, duke lënë Los Che në vendin e 12-të./21Media

Back to top button