Firpo ka bërë vetëm katër paraqitje për klubin

Firpo ka bërë vetëm katër paraqitje për klubin

Barcelona është duke shikuar mundësinë për ta larguar mbrojtësin Junior Firpo, në formë huazimi.

Firpo ishte transferua gjatë afatit veror nga Real Betis, por nuk ka arritur ta gjejë vetën në formacionin e Ernesto Valverde.

Sipas mediave spanjolle, largimi në formë huazimi për lojtarin mund të ndodh gjatë afatit dimëror.

Për spanjollin kanë shfaqur interesim disa klube italiane dhe angleze.

Firpo gjatë këtij sezoni ka bërë vetëm katër paraqitje për klubin blaugranas.