Barcelona nuk dorëzohet për Raphinhan

Transferimi i Raphinhas te Chelsea së fundmi u bë zyrtare nga shumë media, ku edhe skuadra e Leeds kishte pranuar ofertën e klubit londinez.
Chelsea bëri një ofertë prej 75 milionë eurosh për Raphinhan, ofertë kjo e cila u pranua menjëherë nga Leeds, por kushtet personale me vetë lojtarin ende nuk janë rënë dakord.
Tani, siç raportohet nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, Barcelona ka kontaktuar me Leeds mbrëmë duke e informuar që është e gatshme të bëjë një ofertë të re zyrtare, pas bisedimeve me agjentin e Raphinhas, Decon.
Propozimi verbal i Barçës ende nuk i përmbush kërkesat e skuadrës së Leeds, dhe mbetet të shihet nëse do të ketë një ofertë të re për yllin brazilian nga gjiganti katalunas.
Në anën tjetër, Leeds po insiston në respektimin e marrëveshjes me Chelsean për 75 milionë euro, të përfshira këtu edhe bonuset.
Çështja e së ardhmes së Raphinhas mbetet e hapur, pasi që lojtari ende nuk ka arritur akord personal me Chelsean.

Back to top button