Barcelona nuk po heqin dorë nga mesfushori brazilian Paulinho

Barcelona nuk po heqin dorë nga mesfushori brazilian Paulinho

Ata janë në gjëndje që të rrisin ofertën e tyre për Paulinho-n në 30 milionë euro, teksa përgatiten për të zhvilluar bisedime tjera me Guangzhou Evergrande.

Klubi kinez ka refuzuar ofertat prej 20 dhe 25 milionë eurosh për brazilianin, dhe nuk dëshirojnë që ta shesin Paulino-n në gjysmë të sezonit të tyre, shkruan rtv21.tv.

Gjithsesi Barcelona po refuzojnë që të largohen nga kërkesat për Paulinho-n, dhe shpresojnë se oferta e përmirësuar për të do të ndërrojë mendjen e kinezëve për të shitur ish futbollistin e Tottenham-it./21Media