Me shitjen e Verrattit, PSG nuk do të dilte e humbur

Me shitjen e Verrattit, PSG nuk do të dilte e humbur

Mediat në Spanjë shkruajnë për një shkëmbim të mundshëm mes Barcelonës dhe PSG-së.

Barcelona insiston për objektivin kryesor Marco Verratti të cilin insiston ta transferojë gjatë këtij afati kalimtar.

Sipas El Mundo Deportivo, katalanasit janë të gatshëm të ofrojnë njërin mes, Andres Gomes ose Ivan Rakitic dhe një shifër të caktuar parash, për ta bindur PSG-në që ta lejojë mesfushorin italian të transferohet në Camp Nou.

Pra, me shitjen e Verrattit, PSG nuk do të dilte e humbur, pasi përveç se do të arkëtonte një shumë të madhe parash, do të vinte në dispozicion të trajnerit Unai Emery lojtarë cilësorë si Rakitic apo Andre Gomes, me të cilët spanjolli ka punuar edhe më herët.