Drejtuesit e klubit duan ta mbajnë lojtarin e tyre edhe pas vitit 2021

Drejtuesit e klubit duan ta mbajnë lojtarin e tyre edhe pas vitit 2021

Kampionët e Spanjës janë në kontakt të vazhdueshëm me agjentin e yllit argjentinas.

Barcelona po mundohet ta bindë Lionel Messin të nënshkruajë një kontratë të re, sipas Mundo Derpotivos.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu konfirmoi këtë javë se 32-vjeçari mund të largohet nga klubi në fund të sezonit për shkak të një klauzole në kontratën e tij.

Drejtuesit katalanas janë të vendosur ta mbajnë lojtarin e tyre edhe pas vitit 2021, kur skadon kontrata e tij dhe shpresojnë ta bindin atë të nënshkruajë një marrëveshje që nuk do të ketë asnjë datë skadimi.