Ende asnjë ofertë s'është arritur

Ende asnjë ofertë s’është arritur

Barcelona ka refuzuar ofertën prej 15 milionë euro për mesfushorin Ivan Rakitic, nga një klub i Premierë Ligës, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Futbollisti kroat ka shprehur pakënaqësi në “Camp Nou” dhe kërkon të largohet gjatë afatit dimëror.

Manchester United dhe Chelsea janë të lidhur me kroatin në muajt e fundit, mirëpo ende asnjë ofertë nuk është arritur.

Barcelona po dëshiron ta shesë kroatin dhe Juventus e Atletico Madrid po shfaqin interesim gjithashtu.

Vlera e tij pritet të jetë rreth 35 milionë euro.