Kapiteni i Kombëtares së Spanjës për U21 do të rikthehet në Barcelonë pasi këta të fundit kanë shfrytëzuar të drejtën e riblerjes

Kapiteni i Kombëtares së Spanjës për U21 do të rikthehet në Barcelonë pasi këta të fundit kanë shfrytëzuar të drejtën e riblerjes

Barcelona kanë aktivizuar klauzolën e anësorit Gerard Deulofeu, për ta riblerë atë nga Everton për vetëm 12 milionë euro.

Anësori 23 vjeçar impresionoi me paraqitje në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, ku ishte i huazuar tek Milan nga Evertoni të cilit i ishte bashkuar në vitin 2015, shkruan rtv21.tv.

Klubi i Barcelonës deklaruan: “Barcelona kanë aktivizuar klauzolën riblerëse për Gerard Deulofeun”. Kontrata e spanjollit do ta mbajë atë tek Barca deri në vitin 2019./21Media