Fitorja e Barcelonës është arritur në minutat e fundit

Fitorja e Barcelonës është arritur në minutat e fundit

Barcelona ka fituar me rezultat 1-2 kundër UD Ibiza. UD Ibiza i ka bërë shumë problem sotnte Barcelonës në ndeshjen për Kupën e Mbretit. Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 9-të të pjesës së parë, me anë të Javi Perez.

Këtë epërsi skuadra e vogël arriti që ta ruajë deri në minutën e 72-të, ku në skenë doli Antoine Griezman. Fillimisht ai shënoi në minutën e 72-të pas asistimit të Frenkie de Jong.

E kur u besua që ndeshja do të shkon në vazhdime, ishte po ashtu Griezmann që kaloi në avantazh Barcelonën në 1-2, për t’i sigluar kualifikimin klubit të tij.