Nuk gjeti vend në skuadrën e parë

Nuk gjeti vend në skuadrën e parë

Barcelona pas blerjeve të para të Frenkie de Jong e Antoine Griezmann, tani ka shitur një nga talentët më premtues në botën e futbollit.

Është ky braziliani Malcolm i cili vetëm para një viti u transferua tek gjiganti spanjoll për 41 milionë euro, shkruan rtv21.tv.

Pas një viti ku pati gjithsejt 24 paraqitje në të gjitha garat dhe shumica e tyre nga banka rezervë, futbollisti 22 vjeçar do të vazhdojë karrierën e tij tek skuadra ruse, Zenit Saint Petersburg.

Vlera e transferimit të sulmuesit raportohet të jetë 40 milionë euro, vetëm 1 milion më pak se çmimi i blerjes nga Barcelona.

Malcolm ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me klubin rus./21Media