Barcelona 33 ndeshje pa humbje në Camp Nou

Barcelona 33 ndeshje pa humbje në Camp Nou

Pas fitores së djeshme, në kuadër të Ligës së Kampionëve, kundër Interit, Barcelona theu rekordin e Real Madridit.

“Los Blancos” kishin arritur që nga viti 1975 deri në 1990-të, të mos pësojnë asnjë disfatë në shtëpi, në Europë. Në ecurinë prej 32 ndeshjeve pa disfatë të Realit, tani Barcelona e thyeu këtë rekord me fitoren kundër Interit.

Klubi katalanas arriti që në 33 ndeshjet e fundit në Europë të mos pësojë humbje në shtëpi, 30 prej të cilave janë fitore dhe tri barazime. Herën e fundit që Barcelona e humbi një ndeshje në shtëpi, në kuadër të garave europiane ishte kundër Bayern-it me rezultat 3:0.

Ndërsa, rekordin me më së shumti ndeshje pa disfata në këto gara e mban Bayern Munichu, i cili ka arritur të zhvillojë 43 ndeshje pa asnjë disfatë në shtëpi, mes viteve 1969 dhe 1991./21Media