Londinezët u mundën nga blaugranët

Londinezët u mundën nga blaugranët

Barcelona fitoi sonte ndaj ekipit londinez të Arsenalit me rezultat 2 me 1 dhe fitoi trofeun Joan Gamper.

Arsenali kaloi në epërsi me golin e Aubameyang në minutën e 36-të.

Pas më shumë se 30 minutash Barcelona barazoi në 1 me 1, me autogolin e Maitland-Niles.

Ndërsa, goli i avantazhit për Barcelonën u shënua në minutën e 90, nga Luis Suarez.

Për Barcelonën në këtë ndeshje në lojë hyri edhe një ndër transferet e fundit, Griezmann.