Valencia ia shënoi dy gola Barcelonës

Valencia ia shënoi dy gola Barcelonës

Barcelona u mposht sot nga Valencia me rezultat 2 – 0, në ndeshjen e zhvilluar në La Liga.

Valencia u tregua shumë e fortë për Barcelonën, e cila sot nuk ishte në ditën e saj më të mirë.

Në minutën e 48-të Valencia kaloi në epërsi, me autogolin e shënuar nga Jordi Alba, derisa epërsinë e dyfishoi Gomez në minutën e 77-të, me të cilin rezultat përfundoi takimi.

Barcelona vazhdon të jetë në krye të tabelës me 43 pikëve, aq sa ka Reali në vendin e dytë, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Valencia është në vendin e pestë me 34 pikë.