4 të vdekur, një i arrestuar

4 të vdekur, një i arrestuar

Polica në Spanjë ka ndaluar me sukses një sulm tjetër të mundshëm terrorist në jugperëndim të Barcelonës, ku janë vrarë katër persona, si dhe është arrestuar një person.

Dy oficerë policia janë shtypur në një postbllok në Barcelonë, vetëm disa orë pas sulmit ku mbetën 13 të vdekur.

Një Ford Focus i bardhë kaloi përmes bllokadës, që ishte vendosur në hyrje dhe dalje të qytetit dhe lëndoi policët.

Të vrarit po dyshohet se planifikonin një sulm tjetër në Spanjë.

Sipas Policisë, operacioni ka vazhduar, por situata është nën kontroll, derisa qytetarët janë larguar nga zona që konsiderohej në rrezik.