Vlera e mesfushorit fierak në transfermarkt është 800 mijë euro

Vlera e mesfushorit fierak në transfermarkt është 800 mijë euro

Malaga është në vështirësi serioze ekonomike madje, sipas asaj që raportojnë mediat në Spanjë, skuadra andaluziane rrezikon edhe falimentimin dhe për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë nxjerrë në shitje disa nga lojtarët e tyre më të mirë për të evituar katastrofën.

Në listën e lojtarëve që kanë merkato është edhe mesfushori i kombëtares shqiptare Keidi Bare në drejtim të të cilit kanë mbrritur shumë oferta nga La Liga.

Mund të jetë pikërisht Bare një nga të sakrifikuarit e Malagas. Vlera e mesfushorit fierak në transfermarkt është 800 mijë euro, por klubi andaluzian duke parë edhe formën e mirë që Bare ka treguar me kombëtaren shqiptare, kërkon të përfitojë minimalisht 2 milionë euro nga shitja e kartonit të tij.