Aktori tani baba i dy vajzave

Aktori tani baba i dy vajzave

Nihat Altinkaya apo siç njihet me rolin e “Barëshit”,  në serialin “Mos ma lësho dorën” është njëri prej aktorëve i cili shumë shpejt arriti t’i rrëmbej zemrat e shikueseve të serialit.

Në rolin e “Barëshit” aktori shfaqet si një biznismen i njohur në Turqi, i cili i ndihmon mjaft shumë “Azrës” për t’i kaluar problemet e saj.

Sa i përket jetës private,  40 vjeçari është martuar në vitin 2010 me Imre Altınkaya, dhe tani çifti tani janë prindër të dy vajzave.

Por, para se të martohej ai ishte në lidhje disa vjeçare me aktoren e njohur, Deniz Cakir e cila për publikun kosovarë njihet si “Iffeti” nga seriali “Iffet”.

Dashuria e tyre duket se ka lindur në një serial ku dyshja luanin rolet kryesore, shkruan rtv21.tv

Nihati, para se të bëhej i njohur në aktrim, Nihati punoi si fotograf dhe punoi me artistë të ndryshëm si dhe në shumë klipe.

Seriali “Mos ma lësho dorën”  po transmetohet në në ekranin e RTV21 çdo ditë pune. /21Media