Vetitë kuruese të barit të Bletës

Vetitë kuruese të barit të Bletës

Bari i bletës në Mesjetë ishte përdorur për të trajtuar ankthin dhe stresin, shtuar oreksin dhe lehtësuar dhimbjet dhe parehatitë e shkaktuara nga tretja. Tani ai përdoret së bashku me bimë të tjera, si kamomili, sanëza, për t’u relaksuar.

Bari i bletës përdoret shpesh edhe tek kremrat që trajtojnë herpeset në gojë, të shkaktuara nga ftohja dhe gripi.

Studime të ndryshme kanë treguar se bari i bletës i kombinuar me erëza të tjera si kamomili, sanëza, ndihmon në lehtësimin e ankthit dhe lufton pagjumësinë.

Gjatë një studimi të kryer tek disa njerëz që vuanin nga probleme të vogla me gjumin, 81% e atyre që përdorën një përzierje bimore me sanëz dhe bar blete bënë një gjumë më të rehatshëm se personat e tjerë që morën hapa të tjerë.

Disa studime sugjeruan se kremrat, të cilët kanë si përbërës edhe barin e bletës mund të ndihmojnë në shërimin e herpeseve të shkaktuara nga ftohja.

Studimet kanë vërtetuar gjithashtu se bari i bletës mund të ndihmojë edhe në përmirësimin e funksionin njohës dhe lehtësimin e ankthit dhe nervozizmit te njerëzit që vuajnë nga sëmundja e alzheimerit./21Media