Arrest shtëpiak për italianin

Arrest shtëpiak për italianin

Një pronar i një ferme në fshatin Ginosa, në Tarantino të Italisë është lënë nën masën e arrestit shtëpiak, pasi mbante 3 barinj pa kontratë pune.

Mediet italiane raportojnë se barinjtë shqiptarë punonin 15 orë në ditë dhe nuk ishin të pajisur me leje qëndrimi apo të siguruar me një kontratë pune.

Me 2 shqiptarët e paidentifikuar ishte edhe një italian. Ata ishin detyruar të jetonin në kushte shumë të vështira./oranews