Afati kalimtar në Barcelonë ende nuk ka perfunduar

Afati kalimtar në Barcelonë ende nuk ka perfunduar

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka bërë të ditur se blerja e lojtarëve ende nuk ka përfunduar.

Bartomeu para disa ditësh transferoi në ekip Junior Firpon prej Real Betisit.

“Sfida është për t’u bërë ende me të suksesshëm. Kemi një ekip të mirë dhe të forcuar me Greizmann, De Jong, Neto, Wague, Firpo dhe të udhëhequr prej Lionel Messit, lojtarit më të mirë në histori. Por afati kalimtar ende nuk ka përfunduar, do të shohim edhe për ndonjë tjetër”, deklaroi ai.